New York, shpallet i pafajshëm pas 25 vitesh të kaluara në burg

Prokuroria amerikane ka hedhur poshtë lëndën kundër personit i cili kaloi një çerek shekulli pas grilave pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e disa turistëve në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët e Manhattan-it thanë të mërkurën se nuk do të rigjykojnë Johnny Hincapien (hihn-KAHP’-ee-ay) lidhur me rastin i cili ishte bërë simbol i qytetit të kapluar nga krimi ordiner.

Hincapie u lirua pasi akuza ishte hedhur poshtë në vitin 2015, mirëpo i njëjti rezikonte të kthehet në burg pas një rigjykimi të mundshëm.

Ai tha se ka dëshmuar rrejshëm për pjesëmarrjen e tij në plaçkitjen në metronë e New Yorkut në vitin 1990, e cila përfundoi tragjikisht pas therrjes me thikë të Brian Watkinsit nga Utah.

Ai ishte vrarë ndërsa mbronte prindërit e tij nga plaçkitësit.

Hincapie bindi një gjyqtar të hedh poshtë akuzat ndaj tij pasi dy dëshmitarë dhe një nga të pandehurit thanë se ai nuk ishte i përfshirë në krim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button