TI: Maqedonia ndër më të korruptuarat në Evropë

Organizata joqeveritare “Transparence international” sot publikoi listën për 176 shtete në bazë të niveli të korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Për vitin 2016, Maqedonia është në vendin e 90-të me 37 pikë, me çka paraqitet si shtet me rezultate më të ulëta në kontinentin e Evropës. Në krahasim me vitin paraprak Maqedonia ka rrënje për 5 pozita.

Në nivel rajonal, më keq se Maqedonia është Kosova e cila gjendet në vendin e 95-të me 36 pikë.

Për vitin 2016, me indeks më të mirë të antikorrupsionit është Danimarka dhe Zelanda e Re të cilat kanë deri më 100 pikë. Më poshtë se ato janë: Finlanda, Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Singapori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button