Asus lanson tabletin e ri ZenPad 3S 10 LTE

Asus ka lansuar një tablet të ri me Android, të quajtur Asus ZenPad 3S 10 LTE i cili ka ekranin 9.7 inch me rezolucion 2148 x 1526 pixels, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Asus ZenPad 3S 10 LTE ka procesorin Qualcomm Snapdragon 650 ndërsa ka 4 GB RAM dhe 32 GB hapësirë në memorie, baterinë 7800 mAh e sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow.

Kamerën nga para për selvie e video thirrje, 5 megapixel ndërsa atë nga pas për incizime e foto, 8 megapixel.

Kjo pajisje është lansuar fillimisht në Malasi me çmim prej 405 dollarë, ndërsa më vonë pritet të shitet edhe në tregjet tjera botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button