Mustafa: Nga Serbia kërkuam të heq dorë nga provokimet

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas takimit të sotëm me palën serbe në Bruksel, tha se është biseduar për qetësimin e situatës pas incidenteve të fundit.

“Biseduam për incidentet e fundit, siç ishte çështja e trenit. Kërkuam që të respektohet integriteti territorial i Kosovës dhe të mos ketë ndërhyrje të strukturave paralele”, tha Mustafa.

Ai, siç transmeton Telegrafi, tha se kanë kërkuar që dialogu të përshpejtohet dhe të arrihen rezultate konkrete.

“Po ashtu kërkuam që në dialog të ketë përfshirje më të madhe. Pra të përfshihen edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile”, tha kryeministri Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me murin në Mitrovicë nuk ka asnjë negociatë që duhet të bëhet.

Mustafa tha qeveria ka vendim të prerë se ai mur do të rrëzohet, qoftë nga ata që e kanë ngritur, qoftë nga vetë institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button