Gabriel: Merkel kontribuoi për krizën në BE nga viti 2008

Lideri i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Zigman Gabriel i kritikoi sot kancelaren gjermane dhe ministrin gjerman të Financave, Volfgang Shojble, duke vlerësuar se ata kanë kontribuar drejt rritjes së partive populiste, si dhe për krizën në BE nga vitit 2008.

Gabriel, i cili është zëvendëskancelar i Gjermanisë, si dhe ministër i Ekonomisë, në kumtesë konfirmoi se nuk do të kandidohet në zgjedhjet kundër Merkelit në shtator dhe e paralajmëroi Partinë Socialdemokrate të mos formojë sërish koalicion të madh të majtistëve dhe djathtistëve, transmeton MIA.

“Politika e Angela Merkelit dhe Volfgang Shojble padyshim kontribuoi në krizën e thellë në BE nga viti 2008, me izolimin e Qeverisë dominuese gjermane, si dhe nivelin e lartë të papunësisë jashtë Gjermanisë përmes insistimit të pamëshirshëm të masave për kursim”, theksoi zëvendëskancelari gjerman.

Gabriel shtoi se pasojë e kësaj është përforcimi i partive antievropiane populiste dhe dobësimi i demokracisë, si dhe shkatërrimi i klimës për investime.

Paraprakisht, u kumtua se ai ka hequr dorë nga lufta për funksionin kancelar gjerman kundër lider së demokristianëve Angela Merkel.

Ai në këtë funksion në garën zgjedhore e propozoi kryetarin e deritanishëm të Parlamentit Evropian, socialdemokratin Martin Shulc.

Gabriel, përveç kësaj, propozon që në duart e Shulcit të kalojë edhe funksioni i liderit në PSDG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button