Ademi: Maqedonia ka dëshmuar se është e gatshme të realizojmë të gjitha reformat nëse i jepet mundësia

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë – përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi mori pjesë në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane në Valetë të Maltës, organizuar në kuadër të presidencës së Maltës me Këshillin e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, përfaqësuesit e vendeve kandidate kishin mundësi të paraqesin qëndrimet e tyre para kolegëve tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Maqedonia është e përgatitur të bashkëpunojë me Maltën dhe me Bashkimin Evropian, si partner i saj i dëshmuar, në luftën kundër çdo kërcënimi që mund të shfaqet në kufirin tonë apo në kufijtë e jashtme të BE-së. “Roli ynë konstruktiv në mbylljen e rutës së Ballkanit perëndimor për emigrantët ilegal, është shenjë e qartë se mund të punojmë bashkërisht në mënyrë të koordinuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian” theksoi Ademi.

Ai theksoi se procesi i zgjerimit duhet të rikthehet në agjendën e BE-së si urgjent dhe i nevojshëm, njëkohësisht institucionet e BE-së duhet të përcjellin mesazh të qartë dhe bindës qytetarëve të Bashkimit Evropian për dobitë e shumta, direkte dhe indirekte, nga procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  “Kemi dëshmuar se jemi të gatshëm dhe të aftë të realizojmë të gjitha reformat e duhura nëse na jepet mundësia”, u shpreh Ademi.

Gjatë diskutimeve shumë përfaqësues të vendeve anëtare theksuan rëndësinë që politika e zgjerimit të qëndrojë lartë në agjendën e BE-së sepse ajo është investim në paqe dhe stabilitet për gjithë kontinentin, ndërkaq vendeve anëtare duhet t’ju jepet vizion i qartë për perspektivën e tyre evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button