Gjenden 12 trupa të pajetë në Itali

Shërbimet italiane të shpëtimit deri tani kanë gjetur kufomat e 12 personave që pësuan kur hotelin në pjesën qendrore të vendit e shembi orteku i fuqishëm, njoftoi shërbimi zjarrfikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimet zjarrfikëse gjatë mbrëmjes locuan pesë persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 12, ndërsa kërkimi për 17 të zhdukurit vazhdon edhe të martën, gjashtë ditë pas fatkeqësisë.

Ekipet e shpëtimit të hënën kanë nxjerrë edhe tre qen të vegjël nën 60.000 ton borë dhe gërmadha të hotelit të goditur nga orteku. Varrimi i parë i viktimave do të bëhet sot.

Orteku i borës ndodhi disa orë pas një sërë tërmetesh të forta në këtë rajon. Ngarkesa e cila më 18 janar shembi hotelin Rigopiano në parkun kombëtar Gran Sasso vlerësohet në 4.000 maunë të ngarkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button