Shkup, rritet numri i fëmijëve që përdorin drogë, shifra alarmante

Në Maqedoni shqetësuese është rritja e numrit të fëmijëve që marrin drogë. Alarmin për këtë çështje e ka ngritur sot shoqata HOPS dhe partnerët e saj të cilët i prezantuan të dhënat e hulumtimit të tyre në kuadër të projektit “Rrjeti i përforcimit social i të rinjve në rrezik”. Njashtu, ata shfaqën pakënaqësi për indiferencën e institucioneve ndaj rasteve të të miturve përdorues të lëndëve psikoaktive, transmeton Portalb.mk.

“Prej vitit 2001 kemi rreth 85 të mitur përdorues të lëndëve narkotike. Indiferenca e institucioneve ndaj këtyre rasteve rriti numrin e të miturve që përdorin lëndë psikoaktive. Gjatë vitit 2016 kemi kontaktuar rreth 33 të mitur përdorues të lëndëve narkotike. Vetëm në rajonin e Shkupit, nga 33 përdorues, 7 përdorues filluan të marrin drogë gjatë vitit 2016”, tha Vllatko Dekov nga Qendra për edukim, dokumentim dhe hulumtim në HOPS.

Nga kjo shoqatë dërguan edhe këshilla deri të intitucionet shtetërore që të ulen dhe parandalohen rastet e të miturve që përdorin lëndë psikoaktive në Shkup.

“Kërkojnë që të finalizohet Programi shtetëror i cili do të mundësojë trajtim të miturve të moshës 16 vjeçare. Në Repartin e toksikologjisë dhe Spitalin Psikiatrik në Shkup shërohen vetëm personat përdorues të lëndëve psikoaktive mbi moshën 18 vjeçare kurse ato të moshës 16 vjeçare trajtohen vetëm në Repartin e toksikologjisë. Nga Reparti i toksikologjisë kemi kuptuar se gjatë vitit 2016 nuk kanë pranuar asnjë të mitur përdorues të lëndëve narkotike”, tha Vllatko Dekov.

Ky hulumtim realizohet në kuadër të projektit “Rrjeti i përforcimit social i të rinjve në rrezik” ndërmjet organizatave HOPS, Juventas, ARSIS, Asociacioni Marginer dhe Labirint. Ka filluar prej  1 janarit të 2016 dhe do të përfundojë më 30 shtator të 2019. Ky hulumtim u dedikohet institucioneve dhe shoqatave shtetërore, mediumeve, institucioneve arsimore, agjensioneve të punësimit, sektorit të biznesit, gjykatave, prindërve, të rinjve dhe të miturve të rajonit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button