Surprizë! Norvegjia i dhuron Finlandës një mal për ‘ditëlindjen’ e saj (VIDEO)

Ndërkohë që Rusia është e zënë duke aneksuar Krimenë për të rritur territoret e saja, Norvegjia është duke u përpjekur në fakt të dhuroj një pjesë e territorit të saj, transmeton Syri.net.

Për momentin ajo ka po planifikon t’i dhurojë Finlandës një majë mali, si pjesë e  festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë.

”Pashë që pika më e lartë në Finlandë ishte në një kodër dhe në Norvegji në një mal, kështu që  i kam shkruar një letër ministrisë së jashtme dhe i propozova që dhurata e popullit norvegjez për Finlandën duhet të jetë një mal”, tha gjeofiziku  norvegjian Bjorn Geirr Harsson.

Mesa duket qeveria është përgjigjur pozitivisht dhe po bën përgatitjet për dhuratë zyrtare  shkruan “The Independent”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button