Fanny ngushëllon Balotellin

Mes atyre që i ka qëndruar afër sulmuesit të Milanit, gjatë kësaj periudhe është edhe e fejuara.

Nuk është edhe një moment aq i mirë për Mario Balotellin. Pasi s’ishte titullar në ndeshjen e fundit kundër Lacios, duke u aktivizuar në pjesën e dytë, as arriti të lërë shenjën, po ashtu si në takimin e mëparshëm ndaj Parmës, kur pësoi edhe kontestimin e tifozëve. Për më tepër, sulmuesi i Milanit publikoi edhe një mesazh në Twitter, duke thënë se “besoj vetëm te familja”.

Mes atyre që i ka qëndruar afër gjatë kësaj periudhe është edhe e fejuara Fanny, e cila në profilin privat në Instagram ka postuar disa foto me fanellën numër 45 të SuperMarios. Mesa duket, për momentin, i vetmi ngushëllim për Balotellin është vetëm bukuroshja belge.

Lajme të ngjashme

Back to top button