Trendafilova zyrtarisht fillon punën si kryetare e Gjykatës Speciale në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së, shkruan gazeta “Zëri”.

“Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë”. Këtë për gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Avis Benes.

Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët. “Kryetarja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)”, ka thënë Benes.

Akuzat e para pritet që të nisin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button