Itali: Menaxheri në kohë ka paralajmëruar për ortek të mundur në hotel

Bruno di Tomaso, menaxheri i hotelit italian Rixhopiano, që javën e kaluar u shemb një ortek, deklaroi se pak para fatkeqësisë ka dërguar paralajmërim deri te kompetentët me thirrje të jenë të përgatitur për intervenim eventual, dhe se mysafirët janë të shqetësuar dhe nuk duan të qëndrojnë në objekt, transmeton MIA.

Di Tomaso ka theksuar se para ortekut, të mërkurën, ka dërguar emajl deri te prefekti Fraindole dhe shefi i policisë në provincën Peskara me paralajmërim se mysafirët janë të frikësuar nga tërmetet e pandërprera.

“Tentuam t’i qetësojmë, por nuk kishin mundësi të largohen sepse rrugët ishin të bllokuara dhe për shkak të kësaj përgatiteshin ta kalojnë natën në automobila”, theksoi Di Tomaso.

“Rreth hotelit ka borë dy metra dhe për momentin janë zëna 12 dhoma, pa ato të personelit”, shkruan emajlin e theksuar.

Paralajmërimin e Di Tomasos e publikuan mediat italiane, ndërkaq ekipet e shpëtimit e vazhduan hetimin edhe për 23 persona të zhdukur nga hoteli “Rixhopiano”.

Njëherit, gjatë ortekut pësuan të paktën gjashtë persona.

Orteku me peshë rreth 120.000 tonë u shemb në një hotel me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button