Rezoluta evropiane për Maqedoninë: Përmbushni reformat të mundësoni zgjidhjen e çështjes së emrit

Parlamenti Europian kërkon nga politikanët tanë ti japin përkrahje Prokurorise Speciale Publike (PSP), ta zbatojë Marrëveshjen e Përzhinos e cila do ta lehtësojë zgjidhjen e problemit me emrin, të mos i sulmojë më organizatat joqeveritare, të lirojë gjyqësorin nga presionet politike, t’ju mundësojë mediave pune të lirë, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi slloven, Ivo Vajgëll, raportuesi i Maqedonisë në Paralamentin Evropian (PE) e shpalosi Propozim-Rezolutën e tij e cila duhet të zbatohet deri në mars ose prill të 2017.

Propozim- Rezoluta do të komentohet të hënën e ardhshme në Bruksel në sesionin e Komisonit për punë dhe politikë të jashtme të PE-së.

Çfarë përmban Propozim-Rezoluta?

Vajgëll përkrah “respektimin e lirive bazike të njeriut” gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe kërkon prej partive t’i pranojnë rezultatet për shkak të stabilitetit të shtetit dhe për shkak të daljes nga kriza. Rezoluta kërkon formim të shpejtë të Qeverisë. Por shton është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive që të zgjidhen sfidat dhe problemet e Maqedonisë.

“Për procesin demokratik është e rëndësishme që PSP-ja të ketë mundësi që ta kryejë punën e saj në një autonomi të plotë.”

Propozim-Rezoluta thotë se procesi zgjedhor është përmirësuar dhe jep shpresë se do të përmirësohen të gjitha parregullsitë si “frikësimi i votuesve, blerja e votave, keqpërdorimi i resurseve publike” dhe se administrata të depolitizohet në zgjedhjet lokale në maj.

“Bisedimet me BE-në mund të kontribuojnë për zbatimin e reformave të nevojshme të cilat pozitivisht do të ndikojnë në zgjedhjen e problemit me emrin.”

PE do të kërkojë nga Qeveria e re në bashkëpunim me të gjitha partitë, të zbatojnë reforma të rëndësishme për integrimin evropian.

 “E rikonfirmojmë përkrahjen për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, të kushtëzuara me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave të Pribes dhe ngelemi të bindur se bisedimet mund të sjellin reforma të cilat do të ndikojnë pozitivisht në zgjedhjen e konflikteve bilaterale”.

Tërë këtë duhet ta vërtetojë Komisioni Europian gjatë vitit 2017, kërkon propozim-Rezoluta.

“Propozim-Rezoluta kërkon të bëhet e kundërta e asaj çfarë është bërë deri tash dhe ajo ësjtë të ketë vullnet politik për tejkalim të përçarjeve plitike në të cilin rol të rëndësishëm ka Parlamenti.”

Në këtë version të Rezolutës të përgatitur nga raportuesi Ivo Vajgëll, kërkohet funksionimi i papenguar i komisioneve parlamentare, posaçërisht i atyre për ndjekjen e komunikimeve. Komisioni për siguri dhe kundërzbulim duhet të mos pengohet të ketë qasje në të dhënat e nevojshme dhe dëshmitë me qëllim që të sigurohet kontroll i besueshëm parlamentar ndaj shërbimeve kompetente.

Krahas kësaj kërkohet edhe reforma e administratës së politizuar dhe eliminimin e trysnive ndaj të punësuarve, reforma për gjyqësorin e cila vazhdimisht ndikohet nga politika gjatë emërimit dhe sistmatizimit të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe kërkohet të profesionalizohet Këshilli gjyqësor.

Vajgëll kërkon nga deputetët evropian ta përkrahin në thirrjen e tij për ndërprerje të “sulmeve radikale dhe të pabaza” ndaj sektorit joqeveritar, përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mediave.

“Jemi të brengosur për shkak të qasjes selektive dhe bashkëpunimit jo të mjaftueshëm me organizatat qytetare në të gjitha nivelet dhe kërkojmë prej institucioneve kompetente ti kyçin organizatat joqeveritare në krijimin e politikave.”

“Brengosje për lirinë e mediave dhe gjuhën e urrejtës”

Kjo propozim-Rezolutë shpreh brengosje edhe për situatën ndëretnike të ndjeshme dhe kërkon nga të gjitha partitë të promovojnë shoqëri tolerante ndëretnike dhe i rikujton politikanët në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Këto kërkesa mund ti gjeni në këtë LINK.

“Të ndërprehen “sulmet radikale dhe të pabaza” ndaj sektorit joqeveritar, përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mediave”.

E gjitha kjo nuk është në të mirë të ekonomisë së Maqedonisë dhe është një pengesë për shoqërinë e biznesit. Në Maqedoni ekziston ekonomi stabile por papunësia është shumë e lartë e veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë.

Propozim-Rezoluta nuk është dokument cili përfshihet në legjislaturën europiane, por pas aprovimit bëhet dokument me anë të së cilit do të udhëhiqen përfaqësuesit në 12 muajt e ardhshëm. Përfaqësuesit Europian duhet të sjellin amendamente gjatë muajit shkurt të 2017-tës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button