Kumanovari gjendet i vdekur në trotuar
Shtatëdhjetë e katër vjeçari S.I sot pasdite është gjetur i vdekur në trotuar në rrugën “JNA” në Kumanovë, njoftojnë nga policia.
Rastin në polici e ka paraqitur mjek i Ndihmës së Shpejtë i cili ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.
Sipas informacioneve S.I me librezë shëndetësore është nisur për në mjek, por rrugës është rrëzuar.
Sipas SPB Kumanovë kemi të bëjmë me vdekje natyrore.