Dokumentet e CIA-s: Rusët deshën ta bashkojnë Maqedoninë me Shqipërinë

Të dhënat për Maqedoninë në mesin e 13 milion faqeve që javën e kaluar ka zbuluar CIA, tanimë janë publike edhe për të opinionin e gjerë.

Për Maqedoninë është interesantë përshkrimi i planit të BRSS-së për krijimin e Maqedonisë së pavarur.

“Sipas planit sovjetik për krijimin e Maqedonisë së pavarur, pjesë më e madhe është dashur të shkëputet nga Jugosllavia. Duke filluar nga Prizreni, deri në Prishtinë, Vranjë dhe Nish. Shtesë, plani përcakton se kyçje në korridor mes Bullgarisë dhe Jugosllavisë, me cka Maqedoninë do t’i jepej territori i linjës hekurudhore Nish – Negotinë dhe do të bashkohet me Orsovën, përreth kufijve lindor. Shteti i ri i Maqedonisë do të zgjerohej deri në Radomir dhe Pirin, edhe më shumë, shteti i ri do të përfshinte edhe Selanikun dhe disa pjesë të Greqisë, nga Selaniki deri në pjesë kufirit greko-jugosllav-shqiptar”.

Plani do te ishte aksion i përbashkët kundër regjimit të Titos së bashku me forcat bullgaro-greke, pasi ushtarakisht të kishin okupuar territore, do të shpallnin shtetin Maqedonia, e cila menjëherë do të shpallej nën emrin Shqipëri- Maqedoni.

Supozohet se Tito ka “lexuar” planin e Stalinit, dhe ashpër ka kundërshtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button