Zyrtare: Ja sa do të mungojnë Modric dhe Marcelo

Luka Modric dhe Marcelo kanë kryer sot ekzaminimet mjekësore, pas lëndimeve në ndeshjen ndaj Malagas, shkruan lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

Kroati Modric ka pësuar lëndim më të lehtë dhe do të mungojë për 10 ditë.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Situata me Marcelon qëndron ndryshe, i cili s’guxon të shkelë në fushën e blertë për një muaj.

Ngushëllim për trajnerin Zinedine Zidane është rikthimi i Modric për sfidën e parë ndaj napolitanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button