Dy të vrarë nga shpërthimi afër ambasadës italiane në Tripoli

Dy persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një veture bombë në afërsi të ambasadës së Italisë në kryeqytetin e Libisë të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga policia libiane bëjnë të ditur se viktimat kanë pësuar nga shpërthimi i cili ndodhi para ndërtesës së Ministrisë për Planifikim në Tripoli që është afër ambasadës italiane.

“Dy persona të cilët ishin brenda veturës mbetën të vdekur”, deklaroi për mediat lokale zëdhënësi i forcave që mbështesin Qeverisë Libiane të Unitetit, Ahmed Salem. Ndërkohë askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Dëshmitarët okularë thonë se drejtuesi i veturës fillimisht kishte tentuar të parkohet para ambasadës së Italisë, por ishte penguar nga forcat e sigurisë, për çka shpërthimi ka ndodhur rreth 400 metra më larg.

Sulmi i së shtunës ndodhi dy javë pas rihapjes së ambasadës italiane në Tripoli pas një periudhe dy vjeçare.

Konfliktet në Libi kanë prodhuar dy palë rivale të qeverisë, njëra në Tobruk dhe tjetra në kryeqytetin Tripoli.

Në fund të vitit 2015 qeveritë rivale të Libisë nënshkruan një marrëveshje të mbështetur nga OKB-ja për krijimin e një qeverie të unitetit në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button