Përbërja e re e KSHZ-së së Maqedonisë, partia “BESA” kërkon përfaqësim

Lëvizja BESA do të kërkojë përfaqësim me një anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, menjëherë pas fillimit të punës së Kuvendit. Nga kjo parti vlerësojnë se kjo është e drejtë e tyre ligjore që vjen nga rezultatet e zgjedhjeve dhe anëtari i tyre do të zëvendësojë atë të PDSH-së Bedredin Ibrahimi, njofton Alsat-M.

“Meqë ligji aktual thotë se katër partitë që kanë pasur më shumë vota në zgjedhjet e fundit duhet të kenë nga një përfaqësues në KSHZ, pas konstituimit të Kuvendit, lëvizja Besa do të kërkojë që z. Bedredin Ibrahimi të zëvendësohet me një përfaqësues të Lëvizjes Besa. Ende nuk kemi filluar me analiza konkrete. Fillimisht duhet të konstituohet parlamenti kurse pjesa e përcaktimi besoj është pjesa më pak e rëndësishme në kërë rast “– deklaroi Orhan Murtezani nga BESA.

Bedredin Ibrahimi i deleguar nga PDSH-ja dhe Violeta Duma e deleguar nga LSDM-ja, kanë përmbushur moshën për dalja në pension ndërsa ligji i mundëson Lëvizjes Besa të ketë anëtarë të saj në Këshillat Zgjedhor, të drejtë që nuk e ka më PDSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button