Sulmi në Melbourne, rritet në 5 numri i viktimave

Numri i personave të pësuar për vdekje është rritur në pesë vetë në sulmin i cili ndodhi të premten në Melbourne të Australisë, kur një vozitës qëllimisht me automobil goditi një grup këmbësorësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia pas sulmit në qendër të Melbourne-s arrestoi sulmuesin 26 vjeçar, Dimitrious Gargasoulas, ndërsa u bë e ditur se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

Sot në spital ndërruan jetë dy persona edhe atë foshnja tre muajshe dhe një burrë 33 vjeçarë, me çka bilansi i të vdekurve në sulmin e këmbësorëve është rritur ne pesë. Gjatë sulmit janë lënduar edhe 37 persona tjerë, në mesin e të cilëve katër jane në rrezik jete.

Sulmuesi që më herët është i njohur për organet e rendit të Australisë, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues droge. Shefi i policisë në Victoria Graham Ashton njoftoi se Gargasoulas do të procesuohet për vrasje të shumëfishtë. Shumë qytetarë të Australisë, si dhe zyrtarët më të lartë shtetëror vizituan vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button