Zgjedhjet pengesë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arritur më 19 prill në Bruksel, pritet të zvarritet nga zgjedhjet e sivjetme në Serbi dhe Kosovë.

Baronesha Catherine Ashton, në cilësinë e ndërmjetësues në dialogun ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, është duke angazhuar edhe një takim në nivel kryeministrash për muajin mars.  

Por, qeveria në largim në Beograd dhe ajo në Prishtinë e cila ka humbur shumicën në Parlament, nga Brukseli nuk po shihen më si të denja për të zbatuar tre pika boshte të marrëveshjes. E para, ajo e vendosjes dhe funksionimit të gjykatave në veri, e dyta ka të bëj me konstituimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe së treti, pavarësisht Marrëveshjes së 19 Prillit, Serbia nuk ka shuar formacionin ilegal në veri me emrin “mbrojtja civile”.  

Burime diplomatike në Prishtinë kanë thënë se si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, tema e zgjedhjeve po potencohet si fakt që duhet të merret parasysh nga ndërmjetësuesja e negociatave. Në Serbi po rriten kundërshtimet që kryeministri në largim Daçiç të marr përsipër çfarëdo aranzhimi të ri në dialog.     

Lajme të ngjashme

Back to top button