PLD: Do të shfuqizojmë testimin e ekstren në fillimin e seancës së parë qeveritare

Nga nesër fillojnë frustrimet e rreth 20 mijë maturantëve dhe gjithashtu të prindërve dhe profesorëve të tyre.

Qeveria e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia Liberal Demokratike (PLD), do të shfuqizojnë testimin ekstern dhe do të realizojë projekte më kualitative të cilat do të rrisin të gjitha nivelet e arsimit në vend, njofton PLD, transmeton Portalb.mk.

“Nesër përfundon pushimi dimëror dhe fillon viti shkollor dhe me këtë fillojnë edhe frustrimet e rreth 20 mijë maturantëve por e njëjta situatë është edhe për prindërit, të afërmit si dhe profesorët e tyre. Testimi ekstern, një projekt i palogjikshëm i VMRO-së ka krijuar ankth për një numër të madh të qytetarëve. Nuk ka logjikë që vetëm me pyetje që rrethohen, të cilat duhet të mësohen përmendësh, të verifikohet dija e nxënësve. Edhe përkundër ankesave dhe kundërshtimeve të ekspertëve kundrejt testimit ekstre, qeveria vazhdoi ta realizon këtë projekt të papërshtatshëm. Ky dhe disa projekte tjera të dëmshme, shkaktuan ulje të nivelit të arsimit në vend”, vlerëson PLD.

Gjithashtu nga kjo parti kujtojnë se mbi 612 mije banorë në Maqedoni kanë votuar për ndryshime.

“Banorët në Maqedoni thanë se janë kundër testimit esktern, i cili nuk i solli asgjë të mirë arsimit, përveç se traumatizoi nxënësit, krijoji presion kundrejt mësimdhënësve, profesorëve dhe prindërve. Për pasojat e dëmshme drejt nxënësve mësimdhënësve, profesorëve dhe prindërve duhet të mbahet përgjegjësi. Ashtu siç premtuam do të shfuqizojmë testimin ekstern qysh në fillimin e seancës së parë qeveritare. Për këtë është e nevoje qeveri e re, transparente dhe përgjegjëse, Qeveri e banorëve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button