STRUGAN! “Të jesh apo të mos jesh-kjo është çështja”

Koncepti apo ma mirë të themi fjala më e përfolur gjatë këtyre dy dekadave të fundit në Maqedoni por sidomos në Strugë dhe rrethinë,  padyshim që është fjala “emigracion”

Për të kuptuar, esencën e këtij procesi, që për neve në Strugë është kusht për të shkuar më tutje në instalimin e mekanizmave  konsolidues për të mbajtur rininë me çdo kusht që të mos largohet jashtë shtetit, padyshim që duhet në mënyrë vetëkritike t’i rikthehemi edhe një herë këtij termi apo koncepti, them në mënyrë vetëkritike sepse  jo çdo herë fajin na i kanë të tjerët!

Kush janë përgjegjësit, për ngecjen e apostrofuar jemi vetë neve apo të tjerët? Cili është roli i individit, partive politike, institucioneve të shtetit, sponsoreve, miqve, armiqve, etj. Në gjithë këtë projekt të përbashkët?

Individi: Nëse e drejtojmë gishtin nga individi, bëjmë gabim! Shumë kryefamiljar nuk i morën fëmijët e tyre në mërgim. Por ku kanë përfunduar sot ata?!Të papunë, të pashpresë për një të ardhme më të mire. Ata janë sot pacientët që vuajnë nga sëmundja e shekullit apo të varurit nga bixhozi, bastoret  dhe lojërat  fatit . Pavarësisht nga kriza, lojërat e fatit kanë përfshirë popullatën në tërë botën por edhe në komunën tonë në mënyrë të çuditshme, sidomos bastoret sportive kanë filluar të ndikojnë shumë edhe tek të rinjtë por edhe tek të gjitha grupmoshat tjera të komunës tonë.

Vetëm në çarshinë e qytetit të Strugës funksionojnë përafërsisht 20 bastore, lojëra fati etj. A i len përshtypje ky fenomen dikujt?!Ku ka varfëri më të madhe se sa aty luhet më shumti bixhozi,  shumica e qytetarëve në mungesë të punës, të vetmen shpresë për fituar para e shohin në lojërat e fatit!-Kjo epidemi ka prekur shumë shtresa dhe profesione: mekanik, doktor, profesor ,inspektor, e çuditshme metastaza e kësaj sëmundje.

Partitë politike: Asnjë parti politike, qoftë në pozitë apo opozitë, gjatë fushatës elektorale nuk përmendi këtë fenomen që po merr përmasa shqetësuese. U ndërmor një iniciativë para pak kohe, dhe çdo gjë ngeli si më parë.

Institucionet e shtetit:  Akademia e shkencave të Maqedonisë po i realizon projektet e veta:-buxheti(varfëria) , arsimi(shitje diplomash), punësimet partiake duke mos i kushtuar rëndësi profesionalizmit etj etj.

Mesazhi i shkrimit: Të gjitha subjektet kompetente për zgjedhjen e këtyre patologjive sociale, të gjithë udhëheqësit e këtyre subjekteve, të ndërmarrin masa të menjëhershme për ndërprerjen e këtyre fenomeneve, përndryshe për një periudhë të shkurtër kohore nuk do ngelet asnjë i ri në Strugë, dhe automatikisht struktura demografike do të ndryshoj dukshëm.-Dhe mesazhi kryesor shkon për rininë, ardhmërinë e atdheut tonë: STRUGAN është shumë bukur të jesh, mbani këtë emër me nder, me dinjitet të plot dhe me çdo çmim sepse ja vlen të sakrifikosh për atdheun tënd, ju kemi si drita e syve, dhe do të ju ruajmë me çdo kusht, prandaj mos na leni vetëm, juve i përkisni kësaj toke dhe këtij gjaku, juve nuk jeni i sojit tjetër, që shesin prindërit dhe atdheun e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button