21 Janari, protestuesit e AK hedhin tymuese drejt kryeministrisë (VIDEO)

Protestues të Aleancës Kuq e Zi kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarre dhe sende të tjera drejt godinës së kryeministrisë si dhe janë përplasur me policinë.

Aleanca Kuq ishte mbledhur para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit 2011, protestës në bulevard ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Protesta fillimisht nisi paqësore, por pas fjalës së mbajtur nga kreu i AK-së Kreshnik Spahiu protestuesit kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë, transmeton ORA.

Kjo ka shkaktuar dhe përplasjen mes forcave të policisë dhe grupit të protestuesve.

Policia më pas zhvendosi protestuesit disa metra më larg, në krahun tjetër të bulevardit.

Policia konfirmon se ka shoqëruar 4 protestues.

Situata e tensionuar zgjati për disa minuta më pas ata u vendosën pranë vendit ku u vra njëri prej 4 viktimave të 21 janarit dhe vendosën lule. Ndërkohë kreu i AK-së paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse deri më 2 Mars nuk do të largonte kriminelët atëherë ata do të ishin sërish në protestë dhe këtë herë jo më me fishekzjarre e tymuese.

Kreshnik Spahiu:  “Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarre por ndryshe”

Më pas protestuesit u larguan duke u zhvendosur drejt godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.

AK shpall lëvizjen “Rama ra” Spahiu: Me 2 mars vendosim çadrat para kuvendit

Para se të ndodhte përplasja mes protestuesve të AK-së dhe policisë para kryeministrisë  pasi u hodhën tymuese e fishekzjarre drejt godinës së kryeministrisë, kreu i Aleancës Kuq e Zi shpalli lëvizjen “Rama ra” dhe paralajëmroi fillimin e protestave më 2 mars 2017

“Do shpallim sot lëvizjen “Rama ra. Do të ngremë çadrat para kuvendit më dy mars dhe nuk do të lëvizim më për të mos lejuar asnjë deputet të hyjë në atë kuvend sepse meritojmë një Shqipëri tjetër. Meritojmë një kuvend intelektualësh e jo kriminelësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button