Maqedoni, gjithnjë e më shumë lindin foshnje me tumore malinj

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, kryetare e Komisionit për Sëmundje të rralla dhe kryetare e Shoqatës së pediatreve në Maqedoni, prof. d.r. Aspazija Sofijanova, për “Veçer” thotë se kryesisht sëmundjet malinje te fëmijët jo vetëm që rriten por edhe zvogëlohet mosha te të cilët paraqitet, njofton Portalb.

“Mosha në të cilën paraqiten karcinomët te fëmijët është e vogël dhe e rrezikshme për t’u mjekuar. Në kohën e fundit, dy nga tre% nga tumoret malinj paraqiten te fëmijët nën 1 vjet, ndërkaq kemi edhe fëmijë të cilët lindin me këtë tumor. Për atë, diagnoza e shpejtë e tyre është e rëndësishme. Sipas definicionit tonë, sëmundjet malinj nëse paraqiten, nën moshën 2 vjeçare ose mbi 12 vjeçare, ata janë shumë më të rrezikshme për t’u shëruar. Një pjesë e sëmundjeve që paraqiten te fëmijët ka të  bëjë me predispozicionin gjenetik, por edhe, kryesisht për sëmundjet malinj ka predispozitë gjenetike te disa kategori të njerëzve”, thotë Sofijanova.

Përndryshe, tumorët malinj, të njohur si “kancer”, rriten duke u ndërfutur në indin rrethues normal dhe kanë aftësinë që të shpërndahen në vende të largëta (në trup), të metastazizohen. Në këtë mënyrë fomohen grumbuj dytësorë të tumorit, metastazat. Pamja histologjike  e metastazave shëmbëllen atë të tumorit parësor. Edhe pse tumorët malinj rriten me një shpejtësi të madhe, duhet thenë se jo të gjithë tumorët malinj janë njëlloj të rrezikshëm (malinj). Disa janë fortësisht aggressive dhe metastazizojnë hershëm, për shembull karçinomi me qeliza të vogla i bronkeve. Të tjerë janë më të ngadaltë në rritje dhe edhe pse kanë aftësi të ndërfuten midis indeve lokal, metastazisohen rallë. Karçinomi i qelizave bazale dhe kondrosarkoma janë shembuj të mire të këtij rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button