Arrestimi i Subrata Rojit, nuk shqetëson Qeverinë

Sipas ministrit për tërheqjen e investimeve të huaja Bill Pavlleski, projektet me Subrata Rojin,nuk janë anuluar, edhe pse Qeveria vazhdon ta ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Indi. Pavleski mendon se për momentin, “Rasti Subrata” nuk do ta dëmtojë imazhin e vendit para investitorëve seriozë të huaj që duan të investojnë në Maqedoni.

“Ne i ndjekim me seriozitet gjërat që ndodhin, e sidomos në pjesën e biznesit që do të zhvillohet këtu në vendin tonë. Mirëpo, ato gjëra duhet të dëshmohen më parë në Indi, dhe me siguri ne nuk ndërhyjmë në çështje që nuk na përkasin, megjithatë, po i ndjekim seriozisht ngjarjet e atjeshme”, tha Bill Pavleski, Ministër për Investime të Huaja.

Pavlleski, në qëndrimin e parë zyrtar të Qeverisë, pas arrestimit të Subrata Rojit, theksoi se ndonëse janë bërë koncesione ligjore për ta tërhequr miliarderin indian në Maqedoni dhe të investojë në bujqësi dhe në turizëm, nuk ka rrezik që qytetarët e Maqedonisë të mashtrohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button