Nevzat Bejta: Mbështetja për PSP-në vendimtare për bisedimet

Strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)  në Gostivar, i japin mbështetje të plotë liderit Ali Ahmeti për bisedimet rreth formimit të koalicionit të ri qeveritar

Krahas nominimit për kryetar Komune për Zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe vendimit që Këshillat Vendore, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor deri në fund të muajit shkurt të sjellin propozimet e tyre për kandidatë për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Gostivarit, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)  në Gostivar, përfshi gjitha strukturat partiake, është mbledhur sonte dhe ka diskutuar për situatën e fundit politike në vend.

Strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)  në Gostivar, njëzëri mbështetën deklaratën e subjekteve politike shqiptare si dhe pikat kryesore të platformës së BDI-së për krijimin e koalicionit të ri qeveritar.

Kryetari Nevzat Bejta, theksoi që mbështetja për Prokurorinë Speciale Publike është vendimtare për aplikimin e drejtësisë së vërtetë në vend. Vetëm ashtu, tha kryetari Bejta, shqiptarëve nuk do tu bëhet më padrejtësi.

Zyrtarizimi i gjuhës Shqipe, tha kryetari Nevzat Bejta, është po aq e rëndësishme për barazimin e shqiptarëve si popull shtet-formues.

“Platforma e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deklarata e partive politike shqiptare e cila është produkt i platformës së BDI-së, duhet të na udhëheq për formimin e qeverisë së re”, tha Bejta duke shtuar që vendimi i liderit Ali Ahmeti për të udhëhequr bisedimet dhe për të takuar liderët e partive të tjera politike personalisht nga ana e tij, është vendim i matur dhe i qëlluar.

“Mendimi i përgjithshëm ishte që t’i jepet mbështetje e plotë liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti për zhvillimin e bisedimeve si dhe vendimit përfundimtar për koalicionin e ardhëm qeverisës, i cili mbi gjitha duhet të përfaqëson vullnetin e votuesve dhe popullatës shqiptare”, njoftojnë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button