LSDM_ja e gatshme për zgjedhje, por kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor

LSDM-ja e pranon sfidën e kësaj kohe dhe do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, deklaroi sot Renata Deskoska.

Do t’iu japim mundësi qytetarëve që ti ndëshkojnë qeverisjen e papërgjegjshme dhe shkatërruese të koalicionit të deritanishëm. Njëkohësisht, qytetarëve do t’ua hapin derën drejt një ardhmërie më të mirë, duke iu ofruar vizionin tonë dhe programin, tha ajo.

Deskoska theksoi se Kodi zgjedhor nuk parasheh zgjidhje për situatën të cilën e krijoi koalicioni qeverisës me përputhjen e zgjedhjeve parlamentare me rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.
Prandaj, siç tha ajo, LSDM-ja kërkon që Qeveria menjëherë të propozojë ndryshime në Kodin zgjedhor, që të zgjidhet problem me dy afatet e ndryshme për mbylljen e listës zgjedhore.

“Ky është problem serioz për të cilin kërkojmë që Parlamenti i Maqedonisë të sjellë ndryshime ligjore me të cilat do të parasheh zgjidhje juridike e cila do ti pengojë manipulimet dhe kaosin me listën zgjedhore në qendrat e votimit”, deklaroi Deskoska.

Lajme të ngjashme

Back to top button