MPJ e Maqedonisë: Është e turpshme që organet shtetërore të Serbisë të na emërojnë me IRJM

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet rrugëve diplomatike kërkon korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë, njofton Portalb.

“Reagimi vjen pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën Ish Republika e Jugosllavisë (IRJM), në pikë-pagesat rrugore të Republikës së Serbisë. Shfrytëzimi i referencës në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është kundër lidhjeve të vendosura diplomatike dhe duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i këtillë, i cili i ofendon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë nuk është shprehje e fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme që të emërohemi në mënyrë të ofenduar mes fqinjëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. /Portalb

patarina

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button