RDK, me listë të përbashkët për të shpëtuar prej Gruevskit

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka vlerësuar se Lista e përbashkët e deputetëve shqiptarë përgjigjja më meritore ndaj kërcënimit politik të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Ky i fundit në Konventë e partisë dje kërkoi nga elektorati i tij 63 deputetë për të mbyllur një herë e përgjithmonë gojën e shqiptarëve. 

“RDK përsërit qëndrimin e sajë konzistent se përgjigjja e vetme ndaj kërcënimit politikë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE është garimi i partive politike shqiptare me një listë të përbashkët të deputetëve që do siguronte nga 30-40 deputet shqiptarë dhe kështu ëndrra e VMRO-së do ishte një iluzon utopikë ndërsa legjitimitetit i votës shqiptare i garantuar dhe i materializuar në dobi të shqiptarëve. 

Nëse edhe kjo ofertë publike nuk pranohet, RDK informon votuesit shqiptarë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do garon e vetme duke u ofruar mundësinë që pjesë e listave të saja zgjedhore të jenë personalitete të dëshmuara intelektuale dhe kombëtare”, ka thënë kryetari i RDK-së Rufi Osmani. 

Është për t’u theksuar siç thotë ai, ‘’bojkoti aktiv’’ dhe rebelimi i integristëve të BDI-së që ka si pretekst inatin e tyre ndajë inatit si injorim që u bëri Gruevski për kandidatin e përbashkët maqedonas për president që nga mosdija juridike e kishin cilësuar si ‘’kandidat konsensual’’. 

“Injorimi i idesë së Ahmetit për ‘kandidat të përbashkët maqedonas’ duhet të ballafaqon përfundimisht këtë politikan me gënjeshtrat e tij se ‘gjoja shqiptarët janë shtetëformues, se gjoja gjuha shqipe është zyrtare dhe se gjoja parimi i Badinterit eviton majorizimin e shqiptarëve’”, ka thënë Osmani.  

Sipas tij, preteksti i BDI-së se nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare se do mundësohet avancimi i procesit të integrimit euroatlantik të vendit mori përgjigjen e merituar negative nga “vijat e kuqe” të kandidatit presidencial të VMRO-së Ivanov, përgjigje kjo që për arsye kaprice nuk dëshirohet të kuptohet nga “diplomati folklorik i BDI-së Ali Ahmeti”.  

“Që kjo komedi në regjin e VMRO-DPMNE të ketë dy aktor u përkujdes kryetari i PDSH-së i cili nuk u ndal duke rendur pas mikut të tij të vjetër Mijallkovit që ta ndihmojë me kandidatin e tij partiak i cili nuk është dhe nuk mund të jetë kandidat konsesual shqiptarë, por kjo kandidaturë që do i sigurojë VMRO-së cenzusin prej 40% që zgjedhjet presidenciale të jenë të suksesshme”, ka thënë Osmani./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button