BDI: “Dikush kërkon 63 deputetë kundër BDI-së. Ne kërkojmë 25 deputetë për BDI-në!”

Dy partitë që udhëheqin me qeverinë VMRO – DPMNE dhe BDI që tani kanë filluar haptas të shfaqin dëshirën e tyre për ulëset që duan të zënë në parlamentin e Maqedonisë në mandatin e ardhshëm. Nikolla Gruevski kërkoi që t’i fitiojë nga elektorati maqedonas 63 deputet, ndërsa BDI është e kënaqur me 25 ulëse në parlament.

“Nëse VMRO-DPMNE arrin që të fitojë 62 deputetë, atëherë kriza me siguri do të tejkalohet, por edhe pa atë mendoj se nëse BDI do të mbetet në Qeveri nuk do të mund të bëjë presion më serioz dhe të krijojë krizë, sepse çdo herë ekziston edhe opsion tjetër për formim të Qeverisë në të cilën përsëri do të përfshiheshin parti të shqiptarëve”, thotë Bozhinovski. 

Ndërkaq, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar, – “Kto nuk do jenë zgjedhje që do përcaktojnë a do fiton pozita apo opozita se diponimi i qytetarëve shihet qartë por do jenë zgjedhje që do përcaktojnë se kush do faktorizohet me shumë në qeverine e ardhshme BDI apo VMRO. Andaj mbeshtetje plebiscitare e shqiptarëve për 25 deputet për BDI-në.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button