KAM PRITUR

Te pritur e kam dimrin e acartë
Dhe boren e ashper ne çdo anë e rrugë
Të endem e ngri në kohë te vrazhdë
Të pritur e kam, por jo dhe ty

Pres që një ditë bota te shkatërrohet
Dhe ushtarët e xhihadit të puthin kryqin në Siri
Të pritur e kam shqiptarët të bashkohen!
Të pritur e kam por jo dhe ty

Nga ty nuk pres ndoshta asgje
As dimer as verë as akull as flakë
Ndofta ti je më e papritura në toke
Aq sa bindje kam që nga qielli Zoti do zbres Isanë

Të pritur kam gjera te çuditshme
Por çudia në jetë mbase je ti vetë
Besoj që me të pritura do të kishte neveri kjo botë
Prandaj papritshem, faleminderit qe ekziston ne jetë!

Poezi nga Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button