Policia egjiptiane arreston birin e Mursit
Biri më i vogël i presidentit egjiptian Muhamed Mursi u arrestua në Kajron lindore, nën pretendimet se ai gjoja se “posedonte drogë”.
Në një deklaratë, Drejtoria e Sigurimit tha se Abdullah Mursi dhe një person tjetër me inicialet A. A, u arrestuan në një makinë në Obour, një lagje banimi komerciale në Kajron lindore
Familja e presidentit të rrëzuar përshkroi arrestimin si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e njerëzve të nderuar, transmeton Mesazhi.
“Akuzat kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e bijve të presidentit,” tha vëllai i Abdullahut, Osama.
Ai argumentoi se familja kishte marrë paralajmërime rreth përpjekjeve për të fabrikuar akuza kundër bijve të Mursi-së.
Osama dhe vëllai i tij i madh Ahmed janë ndaluar nga autoritetet ushtarake të Egjiptit, dhe ata e kanë të ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit. Ende nuk janë dhënë për këtë veprim.