Shkupi në mesin e qyteteve me ajër më të ndotur në Europë

Shkupi është në mesin e qyteteve më të ndotura në Europë, tregon studimi i Institutit Meteorologjik Finlandez, transmeton Portalb.

Shkupi ka dyfish më shumë koncentrime të PM 2.5 në krahasim me qytetet më të ndotura në Europë, informon Dragan Gjorgjev nga Instituti për shëndetësi publike.

Studimet e Institutit finlandez vërtetojnë analizën e dalë më herët nga Instituti maqedonas për shëndetësi publike, ku 1.300 persona në vjet humbin jetën shkaku i ndotjes në Maqedoni.

“Më shumë njerëz vdesin kur ka ndotje, edhe atë në periudhën e dimrit. Nga 30 deri më 35% nga rastet e vdekjes lidhen me ndotjen e ajrit. Më së shpeshti tek grupet e prekshme. Numri është relativisht lartë. Mesatarisht 1.300 jetuar humben për shkak të ajrit të ndotur”, theksoi Gjorgjev./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button