Maqedoni, shtresa e dëborës deri nesër do të rritet deri në 40 centrimetra

Rritje e madhe e shtresës së dëborës, në shumë vende edhe për 20 deri 30 centimetra, paralajmëron DPHM për shkak të reshjeve të borës, të cilat do të jenë më të mëdha nga fundi i ditës dhe gjashtë natës.

Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në shumë vende priten edhe mbi 40 centimetra borë e re. Në rrethinën e Shkupit pritet lartësia e shtresës së dëborës të rritet për rreth 15 deri në 20 centimetra..

Siç informojnë nga DPHM, më shumë borë sot në mëngjes ka në Mavrovë, 69 centimetra, ndërsa më pak në Shtip, një centimetër. Kanë reshur katër centimetra dëborë në Vinicë, pesë në Pretor dhe Prilep, shtatë në Demir Kapi, 10 në Kriva Pallankë, 13 në Strumicë, 14 Topollçan dhe Kumanovë, 16 në Shkup, 21 në Manastir, 26 në Berovë, 27 në Tetovë, 29 në Krushevë, 34 në Gjurishtë, 45 në Pozharanë dhe 58 në Lazaropole.

Moti sot

Temperaturat minimale lëvizin nga -6 në Mavrovë, -4 në Gjurishte, Pozharanë, Krushevë, -3 Në Kriva Pallankë, Berovë,  Lazaropole, -2 në Shkup, Kumanovë, Topollçan, Pretor, -1 Tetovë, Prilep, 0 Demir Kapi, Manastir, Vinicë dhe Shtip, një në Strumicë deri deri dy gradë në Ohër, Gjevgjeli, Dojran.

Për 24 orë ka rënë një litër reshje për metër katror në Strumicë, Prilep, Shtip, tre në Topollçan, Tetovë, Gjurishtë, katër në Shkup, pesë në Lazaropole, gjashtë në Pozharanë, Manastir, shtatë në Krushevë, tetë në Mavrovë, 10 në Gjevgjeli dhe Dojran, 12 në Kumanovë dhe 14 në Demir Kapi.

Momentalisht në Maqedoni është mot i vranët, kryesisht me reshje të dobëta të borës, ndërsa në juglindje me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button