Palestinezi Salah refuzon ftesën për takim me kryeministrit izraelit

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze në Izrael, Sheikh Raed Salah, pas lirimit nga burgu tha se ka hedhur poshtë një ofertë për t’u takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).

“U thashë se nuk do të negociojë për xhaminië Al-Aksa. Al-Aksa nuk do të jetë subjekt i negociatave”, deklaroi ikona e rezidencës palestineze, Raed Salah.

Mëngjesin e të martës, autoritetet izraelite liruan Salah-un nga burgu, ku ishte mbajtur që nga muaji maj i vitit të kaluar nën akuzën “nxitje të dhunës”.

Lëvizja Islamike e Salah-ut është e njohur për kundërshtimin e saj të zëshëm ndaj okupimit izraelit me vite të tëra, si dhe për përkrahjen e saj ndaj të drejtave të palestinezëve në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit.

Salah theksoi se derisa ishte në burg, zyrtarë të intelegjencës izraelite i kishin ofruar për të organizuar një takim mes tij dhe kryeministrit Netanyahu.

“Të enjten e kaluar, mua më dërguan në një takim me zyrtarë të intelegjencës izraelite. Ata më pyetën se pse unë vazhdoja të këmbënguli se Al-Aksa ishte në rrezik, ndërsa unë u thashë se ende besoj që xhamia është në rrezik”, u shpreh Salah.

Salah në vijim theksoi se gjatë ditës së djeshme, autoritetet izraelite i kishin treguar atij se i është vendosur ndalesë për dalje jashtë shtetit. “U thashë se nuk mund të shkatërrojnë vullnetin dhe parimet tona. Ne do të mbrojmë qëndrimet tona islame pan-arabe dhe palestineze, derisa të takohemi me Zotin e Plotfuqishëm”, shtoi ai.

Lëvizja Islamike viteve të fundit iu nënshtrua një hetimi pas kundërshtimit të saj të zëshëm ndaj linjës së ashpër të vizitorëve hebrenjë në Al-Aksa, e cila konsiderohet e shenjtë nga të dy anët, muslimanët dhe hebrenjtë.

Tensionet u rritën edhe më shumë në fund të vitit 2015 kur u ndalua hyrja në xhami për disa të rinj muslimanë dhe pas një rritjeje eksponenciale e numrit të vizitorëve hebrenjë, gjë e cila çoi në përleshje brenda kompleksit të xhamisë.

Ikona e rezidencës palestineze, Sheikh Raed Salah, ka lindur në vitin 1958 në qytetin verior të Izraelit, Umm al-Fahm. Ai studioi Ligjin Islam në Universitetin Hebron në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli.

Salah ushtroi detyrën si kryetar i bashkisë së Umm al-Fahm për tre mandate radhazi, nga viti 1987 deri në vitin 2001. Ai ishte udhëheqës i degës veriore të Lëvizjes Islamike që nga viti 1996.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button