Georgievski: Shqiptarëve po u soset durimi

Durimit të  shqiptarëve po i vjen fundi. Andaj kërkesat e tyre nuk duhet nënvlerësuar. Kështu deklaroi ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në emisionin “Analiza 24” të televizionit “24Lajme”. Kjo ishte dhe si paralajmërim nga ana e tij, për klasën politike maqedonase. 

Georgievski që drejtoi qeverinë e Maqedonisë në periudhën 1998-2002,  deklaroi se ka ardhur koha për të marrë parasysh kërkesat dhe ndjeshmëritë e partive shqiptare.

Madje këtë e krahasoi edhe me një fakt intesant. Sipas tij, deri më tash ndjeshmëritë maqedonase janë respektuar e mirëkuptuar nga shqiptarët.

Georgievski tha se shqiptarëve po u soset durimi andaj kërkesat e tyre duhet të merren më shumë parasysh nga partitë politikë maqedonase të cilat këtë lloj nervozizmi duhet ta shohin si kambanë për zgjim të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button