Gjermani, Kushtetuesja nuk ndalon partinë e ekstremit të djathtë

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka hedhur poshtë kërkesën e Dhomës së Epërme të Parlamentit gjerman që të ndalohet e djathta ekstreme e Partisë Nacionaldemokrate (NDP), të cilën zyrtarët e akuzojnë se promovon racizëm dhe antisemitizëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Gjykatës Federale Kushtetuese Andreas Vosskuhle deklaroi se ndonëse kjo parti ka patur qëllime jokushtetuese, “aktualisht nuk ka indikacione konkrete se me veprimet e tyre kanë çuar në sukses”.

“Dhoma e Epërme e Parlamentit gjerman Bundestag në fund të vitit 2013 dorëzoi kërkesën për ngritjen e procesit për ndalesën e NDP-së. Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën në dhjetor të vitit 2015. Kjo është hera e dytë e ngritjes së procedurës për ndalesën e NDP-së. E para dështoi në vitin 2003, kur Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën duke pohuar se mungojnë ‘themele shtetërore juridike’ për ngritjen e procedurës”, tha Vosskuhle.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button