Dyzet kompani apelojnë për zvogëlim të ndotjes së oqeaneve me plastikë

Nëse nuk ndërmerren masa për shkak të ndotjes së madhe, oqeanet do të kenë më shumë plastikë se sa peshq, paralajmërojnë 40 grupe më të mëdha industriale në botë.

Me iniciativë të marinares britanike Elen Makkarter, kompanitë e dërguan apelin para fillimit të sotëm të Forumit ekonomik botëror në vendverimin zviceran.

Sipas hulumtimeve 20 për qind nga plastika e prodhuar në botë mund të shfrytëzohet sërish, ndërsa 50 për qind të riciklohet. Nëse nuk përpilohet koncept i ri fundamental 30 për qindët e tjera të plastikës asnjëherë nuk do të riciklohen. Për këtë arsye 40 kompani më të mëdha në botë, midis të cilëve “Danon”, “Dau kemikal” dhe “Juniliver”, një nga prodhuesit ose konsumatorët më të mëdhenj të plastikës, apelojnë për ndryshim.

Qëllimi është që të gjendet mënyrë për prodhimin e plastikës, e cila do të jetë më e lehtë për riciklim dhe do të shkaktojë dëm më të vogël në mjedisin jetësor dhe oqeanet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button