Rebelohen të burgosurit në Brazil, 26 të vdekur

Autoritetet braziliane kanë deklaruar se rebelimi në burgun Alcaçuz në rajonin Rio Grande do Norte, është marrë nën kontroll pas 14 orësh dhe se si pasojë e këtij rebelimi të paktën 26 të burgosur kanë humbur jetën, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Rebelimi në burg thuhet se ka nisur si një sherr mes dy grupeve, ndërkohë 26 të burgosur janë gjetur me kokë të prerë.

Sekretari për Sigurinë në këtë rajon, Caio Bezerra, në një deklaratë për mediat, ka thënë se më parë është deklaruar për 27 të vdekur, por numërimi është kryer gabim për shkak të trupave të copëtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button