Presidenti Duterte jep urdhër për bombardimin e pjesëtarëve të Abu Sayyaf

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaroi se u ka dhënë urdhër trupave që të bombardojnë organizatën terroriste Abu Sayyaf e cila pas rrëmbimeve në det largohet me pengjet, duke e quajtur humbjen e jetës së civilëve në një sulm të tillë si “dëm kolateral”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duterte tha se më herët i ka njoftuar homologët e tij nga Indonezia dhe Malajzia se forcat e tyre mund t’i bombardojnë pengmarrësit e marinarëve të cilët me pengjet kthehen në vendstrehimet e tyre në jug të Filipineve.

Ai të shtunën deklaroi se urdhër të njëjtë ka dhënë edhe për forcat filipinase.

Presidenti filipinas ka urdhëruar marinën luftarake dhe rojen bregdetare që “nëse ka pengmarrës të cilët tentojnë të ikin, t’i bombardojnë të gjithë”.

“Ata thonë ‘pengjet’. Më vjen keq, dëm kolateral”, tha Duterte në një fjalim para afaristëve në qytetin Davao, qytetin e tij të lindjes në jug të vendit.

Duterte gjithashtu ka ofruar këshilla për viktimat e mundshme të rrëmbimit, duke i porositur që të mos lejojnë të rrëmbehen.

Grupi Abu Sayyaf, i armatosur me mjete të improvizuara shpërthyese, mortaja dhe armë automatike, që nga viti 1991 kryen sulme me bomba, rrëmbime, vrasje dhe grabitje në luftën e vetëshpallur për pavarësi në Filipine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button