Nikoliq: Do t’i përgjigjemi secilit provokim të radhës të shqiptarëve

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq thotë se “çdo tentim i ardhshëm i institucioneve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq”, njoftojnë mediat serbet, shkruan Gazeta Express, përcjell Portalb.mk.

“Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombëtare-juridike janë pjesë e Serbisë”, u deklaroi Nikoliqi gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit serb të Sigurisë.

Dita e djeshme, sipas tij, ka qenë “shumë afër konfliktit”, megjithëse, siç tha, pala serbe “u përpoq që të mos e tregojë këtë”.

“Shfaqja e ROSU-t ishte shenjë se shqiptarët deshën luftë”, tha Nikoliqi.

Ai theksoi se Serbia pret nga BE-ja përgjigje nëse është e saktë deklarata e kryeministrit Isa Mustafa se Prishtina dje për të gjitha ka pasur pajtueshmërinë e Brukselit.

Gjithashtu tha se pret që një nga temat e ardhshme të dialogut duhet të jetë treni, respektivisht liria e lëvizjes.

Nikoliq gjithashtu theksoi se veprimet e Prishtinës me rastin e trenit kanë qenë “përpushjet e fundit të administratës amerikane në largim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button