Ledri Vula rrëfehet për lidhjen e re: Ja e vërteta

Pas ndarjes nga Adela, vajza e ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Ledri Vula thuhej se kishte gjetur një të dashur të re. Në fakt, shkak për këto thashetheme u bënë disa foto që reperi i kishte realizuar gjatë pushimeve në Meksikë.

Përveç familjes së tij, pranë Ledrit vihej re një vajzë simpatike, e cila sipas medieve kishte arritur t’i rrëmbente zemrën. Por cila është e vërteta e kësaj historie dhe ç’ka mes Ledrit dhe vajzës brune, e cila jeton në Gjermani?

I kontaktuar nga “Blitz.al”, Ledri Vula ka thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe se ai është beqar dhe nuk po jeton asnjë romancë dashurie për momentin. Ledri po vazhdon pushimet në Meksikë së bashku me miq dhe familjen e tij. Menjëherë pas tyre, artisti do t’i rikthehet koncerteve dhe këngëve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button