Irak, 8 të vrarë në përplasjet e armatosura

Së paku tetë pjesëtarë të forcave irakiane Hasdi Shabi kanë mbetur të vrarë në përleshje me pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH në qytetin Diyala, në veri-lindje të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor në Diyala, Habib Es-Semri në një prononcim për AA konfirmoi se në përleshje me pjesëtarët e DEASH-it në rajonin Tilal Hamreyn, në afërsi të qytetit Diyala, ka mbetur i vrarë komandanti i brigadës 110 dhe shtatë truprojat e tij.

Semri tha më tej se forcat Hasdi Shabi kishin nisur një aksion kundër DEASH-it, por që i njëjti kishte rezultuar i pasuksesshëm.

Gjithashtu, në rajonin Imam Veys në afërsi të qytetit Bakuba, persona të panjohur sulmuan një pikë kontrolli të forcave irakiane, duke vrarë dy dhe plagosur katër ushtarë irakianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button