Tërmet në Indonezi

Një tërmet me intensitet prej 5,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot u regjistrua në rajonin e ishujve indoneziane Moluçki.

Siç njoftoi instituti gjeofizik amerikan tërmeti ndodhi në 23 kilometra nën sipërfaqen e detit me epiqendër 120 kilometra në drejtim perëndim-veriperëndim nga ishulli Ternate.

Tani për tani nuk ka viktima apo dëme të shkaktuara materiale, ndërsa nuk është shpallur as rrezik nga paraqitje të mundshme të cunamit.

Paraprakisht sot, tërmet me intensitet prej 6,2 ballësh sipas Rihterit u regjistrua në 220 kilometra në jugperëndim të ishujve Fixhi  në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button