Tridhjetë civilë humbën jetën gjatë një sulmi ajror në qytetin irakian Mosul

Banorët e qytetin irakian Mosul pohojnë se 30 civilë kanë humbur jetën këtë javë në goditje ajrore kundër rajonit nën kontroll të Shtetit Islamik.

Banorët lokalë kanë parë se si të paktën tre raketa shpërthejnë në pjesën perëndimore të qytetit. Qëllim i sulmeve raketore me siguri ka qenë shtëpia e një përfaqësuesi të lartë  të Shtetit Islamik. Në momentin e goditjes ai nuk ishte në shtëpi, por nga bombardimi kanë humbur jetën anëtarët e familjes së tij.

Mediat amerikane citojnë se ky informacion nuk është konfirmuar nga ndonjë burim tjetër.

Dëshmitarët thonë se nuk është e qartë nëse goditja ajrore është nga koalicioni kundër Shtetit Islamik i udhëhequr nga SHBA-ja ose nga forcat irakiane të cilët luftojnë kundër xhihadistëve.

Disa pjesë të Mosulit në perëndim të lumit Tigër, i cili kalon nëpër qytet ende janë nën kontroll të grupit xhihadist, ndërsa rajonet lindore pothuajse tërësisht janë nën kontroll të ushtarëve irakianë./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button