Rrëfimi prekës i Bojken Lakos: Ja brengat dhe pengjet që më la humbja e babait

Viti që lamë pas u mbyll me dhimbje për Bojken Lakon, i cili humbi babanë e tij, artistin e mirënjohur Bujar Lako.  Por si e ka përjetuar Bojken këtë dramë dhe çfarë ka ndryshuar në jetën e tij pas vdekjes së papritur të babait? Kantautori është rrëfyer për herë të parë në “Top Show Magazine”.

I pyetur nga Dudushi nëse është penduar që nuk ka qëndruar më shumë me babanë e tij, apo që nuk ka folur më tepër me të, Bojken ka rrëfyer se i ka këto ndjesi, madje, tani që babai i tij nuk është më Bojken ka vendosur ta shoh me perspektivë tjetër jetën.

“Normal që i kam ato ndjesi, i kam vazhdimisht. Mundohem të dal mbi këto duke menduar vetëm pjesët pozitive të miat, duke i vënë në dukje vetes pjesët negative dhe duke menduar se deri diku, në momente të caktuara të jetës i kam dhënë pak fare kënaqësi. Tani mendoj që duhej më tepër”.


16108747_1317761661628183_7899990027663310848_n by revistaime

I pyetur nëse ka ndryshuar jeta e tij pas kësaj humbjeje të madhe, kantautori është shprehur, “Unë kam filluar një jetë tjetër këto ditë, tani kam një koncept tjetër. Të gjithë kanë fatkeqësi, ndarje nga njerëz të dashur dhe e dinë shumë mirë që në këtë moment nis një jetë tjetër, më e mirë për gjithsecilin. Mendoj se gjithsecilin e bën më të mirë, atë që nuk e ka bërë mirë deri tani, mundohet të bëj një hap më tepër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button