Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën më 16 janar në Kosovë

Faton Fetahu, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, do të fillojë të hënën, më 16 janar.

Ai tha për Telegrafin se javën e kaluar Ministria kishte marrë vendim që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkollat e Kosovës për arsye të motit të ligë që mbretëronte dhe virusit të gripit.

“Ne kemi marrë një njoftim nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), në përhapjen e një lloji të gripit dhe kështu patëm marrë vendim për ta shtyrë procesin mësimor, në mënyrë që të shmanget kontakti i fëmijëve me ambientin”, ka theksuar Fetahu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nga informatat që i kanë ata të gjitha drejtoritë e arsimit nëpër komuna, i kanë filluar përgatitjet.

“Disa komuna kanë pasur problem edhe me furnizim me rrymë, por që po shihet që gjendja është stabile në të gjitha drejtimet”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button