Në Stamboll shembet një ndërtesë disakatëshe, 2 të vdekur

Nga shembja e një ndërtese disakatëshe të pabanuar në rajonin Zeytinburnu, të Stambollit, ka humbur jetën një kalimtar 60-vjeçar dhe një fëmijë i moshë 5-vjeçare, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Trupat e Mehmet Akbaş (60) dhe Mehmet Özdener (5) janë tërhequr nga rrënojat. Vëllai binjak i pesë-vjeçarit Ahmet Ozdener është plagosur dhe është shtruar në spitalin e afërt.

Ndërtesa, e cila ende nuk dihet arsyeja e shembjes së saj sot në Stamboll u boshatis në dhjetor 2015, ndërsa autoritetet lokale kishin planifikuar rrënimin e saj.

Shembja e ndërtesës ka ndodhur në orët e pasdites, kurse në vendin e ngjarjes u dërguan një numër i madh të ekipeve të emergjencave mjekësore dhe zjarrfikëse. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta.

Siç raporton gazetari i AA-së, zjarrfikësit e Stambollit në vendin e ngjarjes janë duke punuar në largimin mbeturinave, ndërsa janë angazhuar 17 automjete dhe 55 zjarrfikës. Ekipet e njësive policore për kërkim dhe shpëtim me ndihmën e qenve nuhatës kërkojnë rrënojat me qëllim të zbulimit të personave që mund të jenë bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button