Presidentin e ri të PE-së do ta përcaktojnë marrëveshjet

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE) do të bëhet i ditur pas zgjedhjeve që do të mbahen ditën e martë. Fituesin e zgjedhjeve në të cilat marrin pjesë tetë grupe, që nga e majta ekstreme deri te e djathta ekstreme, do ta përcaktojnë marrëveshjet dhe koalicionet mes grupeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka arritur drejt fundit procesi i cili filloi pasi kryetari i PE-së Martin Schulz deklaroi se nuk do të rikandidohet. Zgjedhjet për kryetarin e PE-së do të mbahen në Strazburg më 17 janar. Procedura e votimit do të fillojë pas fjalimeve të kandidatëve.

– Nuk priten rezultate në raundet e para

Në tri raundet e para të zgjedhjeve do të kërkohet shumica absolute. Votimi do të zhvillohet i fshehur në mënyrë që të kufizohet ndikimi i grupeve mbi anëtarët e tyre. Nëse në tri raundet e para nuk arrihet shumica absolute, atëherë do të mbahet raundi i katërt dhe i fundit. Kësaj radhe do të garojnë dy kandidatë me numrin më të madh të votave dhe për zgjedhjen e njërit do të kërkohet shumica e thjeshtë. Në krahasim me zgjedhjet në vitin 2014, kësaj radhe pritet që zgjedhjet të shkojnë deri në raundin e fundit për shkak se grupet para zgjedhjeve nuk mundën të arrijnë marrëveshje për kandidatët.

Rrjedhimisht, në zgjedhjet për kryetar të PE-së tetë grupe kanë marrë vendimin që të garojnë me kandidatë të tyre. Megjithëkëtë, raundi i fundit i zgjedhjeve pritet të zhvillohet mes italianit Antonio Tajani, kandidat nga Partia Popullore Evropiane (EPP) – struktura çati e demokristianëve, dhe liderit italian të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Gianni Pittella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button