Kosova dhe Zvicra me Marrëveshje për sigurimet sociale

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ka miratuar Nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa qeveritare, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Me këtë rast ,ministri Arban Abrashi tha se pala zvicerane ka shpreh interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale. Me këtë marrëveshje qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe është sukses i Qeverisë që po e përmbyll këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit, përfshirë dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta, projekt udhëzimin administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve.

Po ashtu u miratua propozim vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI “Progres”, në Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, zona kadastrale Vllashnje, komuna e Prizrenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button